Tërmet në Turqi

Qendra sizmologjike turke kumtoi se një tërmet me fuqi prej 5.3 shkallë të Rihterit e ka goditur Turqinë juglindore, por nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.
Observatoriumi sizmologjik Kandaili në Stamboll kumtoi se tërmeti ka ndodhur në orën 23:37 sipas kohës lokale të dielën në mbrëmje në afërsi të qytetit Uludere, në qarkun Simak, në kufirin me Irakun.
Tërmeti është ndjerë edhe në rajonet fqinje.