E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet ne Zelanden e re. 65 viktima

Të paktën 65 persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti me fuqi 6.3 shkallë Rihter që goditi qytetin Christchurch në Zelandën e Re. Bilancin e viktimave e shpalli kryeministri John Key, i cili tha se bilanci i viktimave mund të rritet dhe më gjatë orëve në vijim. Lëkundjet në mesditë në qytetin e dytë për nga madhësia, shembi disa ndërtesa ndërsa shumë rrugë dhe trotoare u dëmtuan nga plasaritjet e tokës.

Dëmet materiale në qytet janë të konsiderueshme. Forcat e shpetimit kanë filluar menjëherë nga puna për evakuimin e banorëve. Sipas kryebashkiakut të Christchurch  deri në 200 vetë përllogaritej numri i personave të bllokuar në banesat e tyre  në një  qytet që numuron gjithë gjithë 400 mijë banorë. Dhjetëra ndërtesa janë shembur e të tjera rezultojnë të  dëmtuara rëndë mes të cilave dhe katedraleja e qytetit. Shumë banesa kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa raportohet dhe  për zjarre që kanë shjpërthyer në  lagje të ndryshme.

Kjo është hera e dytë në 5 muaj që Christchurch goditet nga një tërmet. Në muajin shtator një tërmet më i fuqishëm  me magnitudë 7 shkatoi  panik me popullsisë, por jo viktima. Zelanda e Re ngrihet mbi pllakat tektonike indo-australiane dhe të Paqësorit. Aty regjistrohen mesatarisht më tepër se 14000 tërmete në vit nga të cilat  rreth 20 janë me magnitude  më tepër se 5.0.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›