E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Zubin Potok

Një tërmet i fuqisë 2.7 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në në orët e hershme të mëngjesit, në rrethinën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Enti Sizmologjik në veri të Mitrovicës ka konfirmuar se tërmeti ka ndodhur rreth orës 3.20 dhe se nuk është raportuar për dëme materiale. Një tërmet i fuqisë së tillë nuk mund të shkaktojë dëme të mëdha në objekte.

Ndërkohë nuk ka pasur ndonjë njoftim nga Enti Sizmologjik i Kosovës në Prishtinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›