Berisha në Dubrovnik: Integrimi, proces i pakthyeshëm
Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian është i pakthyeshëm. kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në samitin e Dubrovnikut, në Kroaci. Në këtë samit, që kishte në qendër diskutimet për krizën globale ekonomike dhe integrimin e rajonit në BE, Berisha theksoi arritjet e qeverisë së tij në këtë situatë të vështirë ekonomike.
“Unë jam plotësisht dakord që duhet të bazohet në merita. Por, ka prova të qarta, se në arkivat e BE-së ju gjeni gjithashtu një proces të përshpejtuar. Dhe këto raste të përshpejtuara ishin një kontribut i madh për lirinë, demokracinë dhe prosperitetin. Prandaj e quaj një proces që nuk mund të ndalet, një proces i pakthyeshëm. Por, nxitja e tij është jetësore për vendin tonë. Tani dua të them disa fjalë për krizën ekonomike. Vendi im ia doli të përballet më mirë me këtë krizë. Ne regjistruam një rritje prej 8% në 2008, 3,5 % vitin e kaluar, dhe përsëri kemi një rritje”, deklaroi Berisha.
Sipas shefit të qeverisë kjo u bë e mundur pasi kriza e gjeti vendin tonë me një barrë të ulët fiskale. Ai u ndal edhe në cështjen e Kosovës. Ruajta e kufijve aktuale është në interesin evropian dhe të vendeve tona, deklaroi Berisha.
Anisa Braho