E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rouçek: Zgjidhja e krizës, vendimtare për integrimin

Tejkalimi i krizës politike është vendimtare për integrimin e Shqipërisë. Kështu deklaron Libor Roucek, reporteri ndihmës për rezolutën e procesit integrues të Shqipërisë, pas votimit të kësaj rezolute në Parlamentin Europian. është koha të gjendjet një zgjidhje thekson Roucek, ndërsa shton se janë bërë hapa para në procesin e liberalizimit të vizave.

“është koha të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale politike në baza të tilla që ti qëndrojnë kohës. Tani ne presim që Shqipëria të gjejë arsye për dialog ndërmjet të gjitha partive politike. Dhe kjo të ndihmojë Shqipërinë në procesin e saj për të ecur përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ne përshëndesim progresin e bërë në procesin e liberalizimit të vizave dhe gjithashtu, i bëjmë thirrje autoriteteve për të punuar fort për të arritur të gjitha standardet deri në fund të vitit 2010”, deklaron Libor Roucek, Ndihmës raporteri për Shqipërinë.

Grupi progresiv në Parlamentin Europian i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të implementojnë sa më shpejtë të jetë e mundur një reformë konsesuale në bazë të procedurave dhe rregullave parlamentare. Sipas tyre, ky konsesus do të sigurojë jo vetëm një legjislacion me cilësi të lartë, bazuar ne ekspertizë të gjerë, por do të sigurojë dhe të drejta të përshtatshme dhe përfaqësuese për opozitën në aktivitetet dhe komisionet parlamentare.

Anisa Braho < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›