E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsim Gashi vendos ta lë futbollin

Arsim Gashi e ka humbur dëshirën për të luajtur futboll. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti kosovar nuk do të luajë këtë vit. Para fillimit të sezonit të shkuar, ai konsiderohej si njëri prej shpresave të futbollit finlandez. Ai shënonte 20 gola në Divisionin e parë me ekipin Motala AIF.

Më pas ishte transferuar në elitën e futbollit finlandez, në ekipin Atvidaberg. Mirëpo, nuk e kishte treguar veten dhe duket se ai dëshiron t’i vendosë këpucët në gozhdë. Një lëndim i pësuar gjatë vitit që shkoi ia pamundësoi atij që t’i shfaqte vlerat. Duket se tash i ka humbur dëshira për të luajtur.

“I tërë sezoni që shkoi ka qenë zhgënjim për mua, edhe pse ndihesha i rëndësishëm. Por, fatmirësisht e kam familjen, pasi që sapo jam martuar. Më nuk e kam dëshirën e madhe për të luajtur futboll. Nëse marr ndonjë propozim interesant në të ardhmen, mund ta ndërroj mendjen, por në rastin aktual nuk do të luaj në asnjë skuadër në vitin 2012”, deklaroi 28 vjeçari i cili nuk do të kthehet në FF Västervik, por do t’i pëlqente të luante në Norrkoping. Gjatë dimrit kishte oferta nga liga e tretë gjermane, por i kishte refuzuar të gjitha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›