Termeti, banoret flene nen qiell te hapur
Frika nga renia e vazhdueshme e termeteve nuk ka kaluar tek banoret e Gjorices dhe Shupenzes ne Peshkopi. Nje tjeter lekundje e shkalles 5.1 balle eshte ndjere ne fshatin Gjorice, aty ku ishte edhe epiqendra e goditjes se pare te termetit. Per pasoje shume familje ne keto dy komuna jane detyruar te kalojne naten jashte. Ne zonat e prekura, situata vazhdon te jete problematike. Tabloja qe paraqitet tregon per dite te evshtira te jetes se ketyre banoreve ne vazhdim. Mure te care, tavane te plasaritur dhe orendi te demtuara. Parashikimet e sizmiologeve per lekundje te tjera termeti, kane krijuar panik te keta banore. Ata kane mundur te nxjerrin jashte krevatet dhe batanijet, duke i pritur netet ne oborret e shtepive te tyre te demtuara. Disa prej banoreve, shtepite e te cileve jane cilesuar totalisht te pabanuara nga Shtabi i Emergjences ne Diber, jane akomoduar ne cadrat e vendosura nga ushtria, nderkohe qe kane marre ndihma ne ushqime dhe pajisje ngrohese. Bilanci i demeve te deritanishme flet per 361 shtepi te pabanueshme, 160 prej te cilave ne komunen Shupenze dhe 150 ne Gjorice, nderkohe qe banesa te demtuara numerohen 1 mije e 479. Nje pjese tjeter e ketyre banoreve jane sistemuar perkohesisht ne banesat e pademtuara. Mesnaten e se dieles, kjo zone u godit nga lekundje te forta termeti qe shkuan deri ne 7 balle, duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale, por fatmiresisht jo te lenduar ne njerez. Ajo cka kerkojne keta banore tashme pas kesaj fatkeqesie, eshte pikerisht dora e ndihmes nga shteti, per te ndertuar shtepite e rrenuara, apo riparuar ato te demtuara.
Gjorica dhe Shupenza njihen edhe si zona teper te varfra, te verilindjes se vendit, ndaj banoret e kane te pamundur te rindertojne vete shtepite e shkaterruara.
Vizita e Kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha gjate vizites se bere diten e fatkeqesise ne keto zona, premtoi se qeveria do te nderhyje ne menyre energjike dhe te shpejte per te riparuar te gjitha demet. Sipas tij, qytetaret te cilet i kane banesat e pabanueshme, apo te rrezikuara do te sistemohen kundrejt qirave. Po keshtu ai theksoi se do te merren masa edhe per sistemin e femijeve ne shkolle dhe do te siguroheshin rezerva ushqimore per kete zone te prekur nga termeti. Kryeministri, theksoi se cdo mase do te behej kundrejt nje vleresimi objektiv dhe te drejte te situates.
Termetet godasin Europen
Termetet kane perfshire nje pjese te mire te vendeve te Europes Lindore. Lekundje te tokes me magnitude 6.2 balle te shkalles Rihter, jane regjistruar ne pjesen veriore te Gjeorgjise. Sic raporton rrjeti britanik BBC, epiqendra ishte ne zonen Oni, rreth 80 km larg qytetit te Kutaisit. Lekundjet jane ndiere edhe ne kryeqytetin Tbilisi, si dhe Gori dhe Zugdidi ne perendim te vendit. Nuk ka njoftime per viktima, por vetem per deme materiale. Po keshtu, edhe nga ishulli i Sicilise vijne raportime per termet. Sipas institutit Italian te Gjeofizikes, termeti qe u ndie ne nje rreze rreth 85 kilometra ishte 4 balle i shkalles Rihter. Lekundje me te forta rreth 5 balle te shkalles Rihter u ndien ne qytetin e Palermos, ne oret e para te mengjesit te djeshem. Deri tani nuk ka raportime per viktima, te plagosur apo deme materiale.
Gjorica si Akuila
Specialisti i Zyres se Monitorimit, i Rrjetit Sizmologjik te Institutit te Gjeoshkences, Dr. Rrapo Ormeni tha dje se lekundjet e termetit do te ndihen edhe ne ditet ne vazhdim. Sipas tij, keto lekundje nuk do te jene shume te forta, ne krahasim me lekundjet e dy diteve me pare dhe nuk ka vend per t'u shqetesuar. "Zona ku ka rene termeti eshte nje zone shume e njohur sizmike shume vite me pare", theksoi Ormeni. Ai shtoi e lekundje jane ndjere gjate nates se djeshme, epiqendra e se ciles ka qene serish ne fshatin Gjorice, lekundje te cilat jane ndjere edhe ne qytete te tjera. E njejta situate ndodhi edhe ne Akuila te Italise, pas termetit te prillit te ketij viti. Nje vale termetesh te tjera vazhduan te ndiheshin ne kete zone, e njohur si zone sizmike.