E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti bullgar trondit edhe Kosoven

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në Kosovë është ndjerë një lëkundje e fuqishme sizmike, baza e të cilës ishte në Bullgari.

Tërmeti me fuqi 5.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:03 nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, bën të ditur RTK.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Sofie dhe nga studimet e kryera nga institucionet lokale, lëvizja ka ardhur nga 11 kilometra thellësi dhe ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale.

Për shkak të distancës së epiqendrës, tërmeti është ndjerë kryesisht në pjesën lindore të Kosovës, madje edhe në Prishtinë.

Gjithashtu, lëkundja e fuqishme sizmike është ndjerë edhe në Serbi, në kufirin lindor, duke shkaktuar panik tek banorët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›