E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zagreb: Promovohet libri ‘Histori të Tmerrit’

Në bibliotekën kryesore të Zagrebit, Bogdan Ogrizovic, që ndodhet në qendër të kryeqytetit kroat, të premten është promovuar libri ‘Histori të tmerrit’, i autores Sanije Gashi.

Në libër znj. Gashi shpalos rrëfimet e njërës prej periudhave më të tmerrshme të popullit shqiptar në Kosovë, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që gjatë luftës së viteve 1998-1999 përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre nga forcat okupuese serbe.

Ndryshe, promovimi u bë nën patronazhin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Valdet Sadikut, ndërkaq u organizua nga kryetarja e Klubit të Grave Shqiptare në Zagreb, ‘Mbretëresha Teuta’, znj. Shenida Bilalli.

Përveç libërdashësve në ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, por edhe personalitete të ndryshme shqiptare dhe kroate.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›