E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove bastiset shtepia e bosit serb ne veri

Forcat e policisë të misionit EULEX kanë bastisur mëngjesin e së martës banesën e bosit të krimit të organizuar në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviç.

Sipas raportimeve të RTK-së, agjentët kanë kontrolluar banesën e bosit serb në fshatin Dolan të Zveçanit, ku kanë gjetur disa armë zjarri.

Veselinoviç u arrestua më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për një sërë veprash penale. Ai dyshohet se ka qenë referuesi kryesor i Beogradit për ruajtjen e barrikadave të vendosura nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës.

Gjithashtu, një e përditshme kosovare aludoi pak muaj më parë se kompani transporti të Veselinoviç u kontraktuan për transportin e materialeve për rrugën Morinë-Merdare. Lajmi në fjalë u përgënjeshtrua nga qeveria e Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›