Tërmeti, do të ketë goditje të tjera
Tërmeti me epiqendër në afërsi të fshatit Gjoricë është klasifikuar si më i fuqishmi i regjistruar në vendin tonë pas atij në vitin ‘76 me epiqendër në Shkodër.
Lëvizja sizmike ka qenë me karakteristika të një tërmeti tipik, i cili do të shoqërohej me goditje e pasgoditje të tjera, afati i përfundimit të të cilit nuk mund të parashikohet me siguri.
Lëkundja e tokës, që është ndjerë mesnatën e djeshme, ka alarmuar banorët, ndërkohë që ka vendosur në punë të gjithë rrjetin e emergjencave të sektorit të sizmologjisë. Specialistët e Institutit të Gjeoshkencave kanë bërë matjet dhe konfirmimet kohë pas kohe, në monitorët e tyre, për tërmetin e rënë në zonën më të rrezikshme të vendit sa i takon lëvizjeve sizmike. Në një intervistë për gazetën "Shqip", specialisti i rrjetit të sizmologjisë, Rrapo Ormeni, sqaron detajet e intensitetit të tërmetit, përse zona Vlorë-Lushnjë-Elbasan-Dibër është territor i aktivizuar i tërmeteve. Sipas Ormenit, janë regjistruar rreth 100 pasgoditje, menjëherë pas tërmetit dhe në kushte të tilla pasgoditjet e tjera do të mund të vazhdojnë për 24-48 orë, për ditë të tëra, madje deri në dy javë. "Tërmeti i fundit në territorin tonë është ndier më shumë në katet e larta, edhe në qytetet ku ka pasur intensitet pak më të ulët. Ndërkohë që ky tërmet konsiderohet si më i fuqishmi i regjistruar pas vitit 1979, me epiqendër në Shkodër", sqaron Ormeni. Sipas specialistit të sizmologjisë, epiqendrat e tërmetit janë sforcime maksimale të krijuara nga përplasja e Pllakës së Adriatikut me brendësinë e tokës tonë.
Cilat janë të dhënat që ka regjistruar rrjeti i sizmologjisë për tërmetin e ndjerë dje në disa qytete të vendit?
Tërmeti ka rënë në orën 23:49. Këto janë të dhënat e regjistruara nga rrjeti sizmologjik i Institutit të Gjeoshkencave pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Tërmeti ka qenë 5.4 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra është lokalizuar në afërsi të fshatit Gjoricë, 19 kilometra nga juglindja e qytetit të Peshkopisë dhe 63 kilometra në verilindje të qytetit të Tiranës. Tërmeti është regjistruar në koordinatat: 41:51 veri dhe 20:50 në lindje. Intensiteti i tërmetit në epiqendër ka qenë mbi 7 ballë. Intensiteti në largësi, në qytetin e Peshkopi dhe Bulqizë ka qenë 6-7 ballë, në Burrel dhe Librazhd është ndjerë me intensitetin 6 ballë, kurse në Tiranë, Elbasan, Rrëshen është ndjerë me intensitet 4-5 ballë. Është ndjerë me intensitet më të ulët edhe më gjerë. Tërmeti është pasuar nga goditje dhe pasgoditje të tjera. Në orën 01:59 është regjistruar një tjetër goditje me magnitudë 4.4 dhe 5.6 ballë në epiqendër. Janë regjistruar 4 goditje të tjera më të mëdha se 3 ballë shkalla Rihter, ndërkohë që ka pasur rreth 100 pasgoditje. Këto tërmete konsiderohen si lëvizje sizmike mesatare në këtë zonë. Ky është një territor që njihet si zonë aktive dhe mund të themi që është zona më aktive në të gjithë Shqipërinë.
Përse kjo zonë konsiderohet e rrezikshme për sa i takon lëvizjeve sizmike dhe cila është arsyeja që shkencëtarët e kanë mbiquajtur "zonë aktive"?
Epiqendra e tërmetit të regjistruar, e lokalizuar në afërsi të fshatit Gjoricë, lidhet me zonën e thyerjeve Vlorë-Lushnjë-Elbasan-Dibër, e cila është një zonë thyerjesh të mëdha dhe më aktive në të gjithë vendin tonë. Kjo zonë historikisht ka të shënuar në rrjetin e të dhënave gjenerimin e tërmeteve të fuqishme si tërmeti i 30 nëntorit i vitit 1967, me epiqendër në Dibër, me magnitudë 6.6 shkalla Rihter. Kjo zonë ka qenë aktive, zona e thyerjeve edhe gjatë kohëve të fundit sidomos në segmentin e Elbasanit dhe të Dibrës, ka pasur grumbullim tërmetesh, të cilat kanë pasur magnituda të mëdha dhe të shkallës 4.5 Rihter, tërmete të cilat janë ndjerë në Elbasan.
Kjo zonë është aktive si për mikrotërmete, si për tërmete të vegjël, tërmete mesatarë, ashtu edhe në të rrallë edhe për tërmete të forta.
Pavarësisht se tërmetet nuk mund të parashikohen, nisur nga historiku dhe ngjarja e ndodhur dje, ç‘mund të themi për ditët në vazhdim, banorët më pranë zonës së epiqendrës, por edhe për banorët e qyteteve të tjera që kanë ndjerë tërmetin, a do të kemi lëvizje të tjera sizmike?
Duke u nisur nga ngjarja, nga pasgoditja më e madhe dhe goditjet e tjera që kanë vijuar deri tani, mund të flasim për karakteristikat e një tërmeti tipik që do të thotë se ajo që ka qenë goditja kryesore dhe goditjet e tjera, na çojnë në konfirmim se do të kemi goditje të tjera gjatë 24-48 orëve. Por jo vetëm kaq, goditje të tjera mund të vijojnë për ditë të tëra, madje dhe javë.
Cilët janë faktorët që shkaktojnë lëvizjen e tokës, apo janë të lidhur ngushtë me tërmetet?
Tërmeti lidhet me pllakat e brendshme tektonike, thyerjet që ndodhen në brendësi, sidomos në zonën më aktive, Lushnjë-Elbasan-Dibër, të cilat, si pasojë e sforcimeve që akumulojnë, çojnë në gjenerim të tërmeteve. Duke qenë se këto segmente, këto thyerje nuk e mbajnë dot sforcimin maksimal, përfundimi janë lëvizjet sizmike. Sforcimet vijnë si pasojë e përplasjes së mikropllakës së detit Adriatik në brendësinë e tokës shqiptare. Këto thyerje nuk i rezistojnë dot këtyre përplasjeve dhe si pasojë shfaqet tërmeti.
Cili është përkufizimi i tërmetit?
Tërmeti është shkëputje e shkëmbit në brendësi të tokës që reflektohet në lëkundje të objekteve në sipërfaqe. Një tërmet karakterizohet nga energjia që matet me instrumente, shprehet me magnitudë të shkallës Rihter, ndjeshmëria shprehet në ballë, është si ndjehet lëvizja nga njerëzit dhe si reagojnë godinat.
Tërmeti i fundit në territorin tonë është ndier më shumë në katet e larta dhe në qytetet ku ka pasur intensitet pak më të ulët. Ndërkohë që ky tërmet konsiderohet si më i fuqishmi i regjistruar pas vitit 1979, me epiqendër në Shkodër.