Qeveria pa fond kontingjence për tërmetin
Qeveria shqiptare mund të futet në vështirësi ligjore në rast se kostoja e tërmetit të mesnatës së të dielës rritet. Lajmi bëhet i ditur nga burime jozyrtare prej Ministrisë së Financave. Qeveria ka shpenzuar sakaq pjesën dërrmuese të fondit rezervë të përcaktuar për emergjenca civile në periudhën para zgjedhjeve. Edhe një dokument i publikuar nga Ministria e Financave tregon se fondet e emergjencave janë shpenzuar tashmë, ndërsa zyrtarët e emergjencave civile deri tani kanë folur për ndihmë në batanije e çadra, por jo për ndihmë financiare për rindërtimin e shtëpive.
"Lidhur me fondin rezervë, deri në fund të 7-mujorit 2009 rezulton të jetë prekur në masën 1.96 miliardë lekë ose rreth 98 për qind e tij. Për rrjedhojë, në fund të 7-mujorit 2009, fondi rezervë i Këshillit të Ministrave i papërdorur është rreth 38 milionë lekë", deklaroi Ministria e Financave në një relacion mbi shpenzimet për 7-mujorin publikuar pak ditë më parë.
Qeveria deklaroi javën e kaluar se nuk qe në gjendje të siguronte financim shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e vaksinave kundër gripit të derrit, si dhe paralajmëroi se do të duhet të marrë kredi tregtare në rast se nevoja për fonde bëhet e padiskutueshme.
Shpenzimet paraelektorale
Në buxhetin e shtetit përcaktohet gjithmonë një fond prej rreth 15 milionë eurosh të destinuara për t‘u përdorur nga qeveria në raste emergjencash civile, që kërkojnë shpenzime të papritura. Gjatë viteve të shkuara, politika e zakonshme ka qenë ruajtja e këtij fondi rezervë së paku deri në vjeshtë, kur ka incidencë të lartë përmbytjesh. Por këtë vit ka ndodhur ndryshe. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave është shpenzuar sakaq dhe për më tepër është shpenzuar për të mbuluar operacionet e zakonshme të qeverisë dhe jo për investime.
"Nga totali prej rreth 1.96 miliardë lekë i fondit rezervë të përdorur, rreth 89.3 për qind, ose 1.75 miliardë lekë është përdorur për shpenzime korrente dhe rreth 8.75 për qind ose 171.5 milionë lekë janë përdorur për investime", shkruhet në relacionin e Ministrisë së Financave.
Rrugëdaljet
Tërmeti në zonën e Bulqizës raportohet se ka shkatërruar sakaq 160 shtëpi, duke i bërë të pabanueshme, ndërsa në qindra shtëpi të tjera jetesa do të jetë e rrezikshme edhe për disa javë për shkak të valëve dytësore të goditjeve. Në këtë situatë, ekspertët vlerësojnë se qeverisë do t‘i duhet të shpenzojë disa milionë euro vetëm në ndihma emergjente, ndërsa do t‘i duhet të shpenzojë edhe miliona të tjera për të ndihmuar të prekurit në rindërtimin e shtëpive të shembura. Në një situatë të tillë, qeverisë do t‘i nevojitet të ndryshojë buxhetin dhe t‘i drejtohet tregut bankar për kredi me terma tregtare.
Ekspertët nuk parashikojnë ndonjë vështirësi në financimin e ndihmës për të dëmtuarit e tërmetit, por vetëm ideja se fondi rezervë i Këshillit të Ministrave është mbaruar që në muajin korrik, është shqetësuese.
Menaxhimi i katastrofave
Qeveria shqiptare ka menaxhuar vetëm në një rast një katastrofë të këtyre përmasave, shembjen e fshatit Gërdec pranë Tiranës. Kostoja prej rreth 15 milionë dollarësh u sigurua pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht iu ngarkua me dhunë në formë "solidarizimi" të gjithë të punësuarve në sektorin publik. Studime të pavarura nxorën në pah se fondet e emergjencës u keqmenaxhuan në të gjitha drejtimet. Një analizë e financuar nga fondacioni "Sorros" dhe e përgatitur nga ekspertë të pavarur vuri në dukje diskriminimin masiv mes banorëve të dëmtuar gjatë procesit të vlerësimit të dëmeve.
Raporti i hartuar me fonde të fondacionit "SOROS" dhe lëvizjes "Mjaft!" nga disa ekspertë të pavarur, vëren se banorët kanë vlerësuar pozitivisht qeverinë për ndihmën që u dha në ditët e para, por vlerësimi ka qenë shumë negativ për atë që ndodhi pas kalimit të fazës së emergjencës.
Disa nga familjet kanë marrë dëmshpërblim për më pak se gjysmën e vlerës së shtëpisë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë deri në dyfishin e vlerës. "Kur sheh shpërndarjen e saj, pa vështirësi konkludohet se kjo vlerë është shpërndarë jo në mënyrë proporcionale dhe objektive", thotë raporti i ekspertëve të SOROS-it.
"Një pjese të banorëve u është mohuar dëmshpërblimi për 19 milionë lekë dëme reale, ndërsa një pjese tjetër u është dhënë në mënyrë të padrejtë një shumë prej 26 milionë lekësh", vijojnë ata.