E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu, Thaçi e Tadiç mund të nënshkruajnë një marrëveshje

BEOGRAD-Mediat kosovare paralajmërojnë sot arritjen e një marrëveshje të mundshme për veriun e Kosovës mes kryeministrit kosovar Hashim Thaci dhe presidentit serb, Boris Tadic.
Thaci dhe Tadic ndodhen në Nju Jork në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Mediat kosovare i referohen burimeve të misioneve ndërkombetare akredituar në Kosove. Marrëveshja që mund te arrihet ka të bëjë me heqjen e barrikadave serbe në pjesen veriore te Kosves. Të njëjtat burime thone se në takim do të jenë edhe përfaqesues të lartë të BE dhe SHBA
“Barrikadat do të hiqen por fillimisht duhet krijuar nje ambjent i sigurt.Largimi i barrikadave duhet te vije pas nje marrveshje mes paleve dhe kjo marrveshje ka gjasa te arihet ne Nji Jurok”mesohet se eshte shprehur ky burim.Madje sipas tij arritja e nje marreveshje te tille ka qene dhe arsyeja kryesore e udhetimit ne SHBA te kryeminisrit kosovar Hashim Thaci. Ekstremiste serbe prej se premtes kane perforcuar barrikadat ne Veri ne perpjekje per te penguar marreveshjen e reciprocitetit.

Nderkohe Presidenti serb Tadic ka mohuar se nuk ka takim me Thacin  dhe se nuk do tekete asnje marreveshje per veriun ne takimet qe po zhvillon ne OKB, ku ndodhet i pranishem dhe delegacioni kosovar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›