E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundosja e euros, fundosje e Evropës

Këto kanë qenë fjalët e shprehura nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin, të nesërmen e humbjes së betejës zgjedhore prej partisë që ajo drejton.

 Kancelarja gjermane ka këshilluar anëtarët e koalicionit të saj qeverisës që “t’i peshojnë mirë fjalët që nxjerrin nga goja, për të mos shkaktuar tollovi në tregjet financiare” të eurozonës”, shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera”, në versionin e saj online.

Gjithsesi, Angela Merkel  ka shprehur besimin për mundësinë e pasjes së shumicës në parlament, në çastin kur do të votohet për fuqizimin e EFSF-se(Fondi Evropian i Shpëtimit Financiar të Shteteve), që është paraparë të mbahet më 29 shtator.

Kancelarja nuk është e mendimit se do të ketë probleme me liberalët, aleatët euro-skeptikë të qeverisë së saj, të cilët në zgjedhjet e fundit arritën rezultate mjaft të dobëta. Megjithatë, zv.kancelari gjerman, liberali Phiplipp Roesler, ishte shprehur se rrënimi i Greqisë nuk është më një tabu, ndërsa Merkelit i është dashur t’i tërheqë vëmendjen se “është mirë të bëhet kujdes me fjalët që lëshohen në publik”. /Z.Gj/Start/

                                                                                             2011-09-20 08:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›