Tërmeti në Pakistan, numërohen 135 të vdekur
NEW DELHI- Numërohen 135 të vdekur nga tërmeti që goditi gjatë natës pjesën perëndimore të Pakistanit në provincën e Belucistan. Të rejat e fundit i ka njoftuar televizioni pakistanez Geo Tv.
Sipas këtij stacioni, shumë persona janë ende nën rrënoja, ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë dhe forcat e emergjencës që kanë mbërritur fill pas ngjarjes e kanë shumë të vështirë gjetjen e tyre. Pasi mësohet se ndërhyrja në zonat e goditura nga tërmeti është shumë e rrezikshme.
Zona ku janë regjistruar dëmet më të mëdha është Ziarat, ndërkohë që shumë qytete dhe fshatra si Pishin, Qila Abdullah, Chaman, Loralai, Sibbi, Mastung janë goditur gjithashtu me një forcë shkatërruese.
Për pasojë shumë shtëpi dhe pallate janë shkatërruar.
Sipas zyrës gjeologjike të qeverisë pakistaneze, në epiqendër tërmeti është regjistruar 6,2 ballë të shkallës Richter (6,4 sipas shërbimeve sizmike amerikane) dhe ishte në malin e Chiltan.
Shefi i zyrës pakistaneze që merret me këtë shërbim, Asif Rana, ka shpjeguar për televizionin se tërmeti ka shënuar pasgoditje dhe priten të tjera gjatë 48 orëve.
(Corriere Della Sera)