E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes adoleshentësh, plagos shokun me biçak

Elbasan- Dy adoleshtentë janë zënë në oborrin e shkollës dhe për pasojë njëri prej tyre është plagosur. Një 14-vjeçar ka përfunduar në spital, si pasojë e plagëve të marra pas goditjes me biçak nga një bashkëmoshatar. Ndërkohë që për autorin ka nisur procedimi penal.

“Autor i plagosjes është 14-vjeçari A.P, lindur në lagjen Dyli Haxhire”, thonë burimet e policisë. Sipas tyre, ngjarja ndodhi përballë shkollës “Fejzulla Duranjaku”, kur ai në grindje e sipër ka plagosur me biçak një nxënës tjetër bashkëmoshatar.

Ndërkohë mjekët e repartit të Kirurgjisë së Elbasanit shprehen se adoleshenti po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›