Digjet dyqani, flakët përpinë 30 milion lekë
Elbasan- Pronarit të një dyqani që prodhonte dhe tregtonte duralumin i është shkaktuar një dëm prej 30 milion lekësh. Ngjarja ndodhi në fshatin Bradashesh tek ish magazinat e kooperativës bujqësore. Hetimet e para flasin për një zjarr që ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Binzesi i tij është shkrumbuar pasi gjithë apaturat dhe malli që gjendej në dyqan u përpinë nga flakët. Sipas burimeve të policisë, zjarri ka përfshirë një godinë brenda së cilës prodhoheshin dyer dhe dritare duro-alumini.
“Nga flakët janë djegur çatia e magazinës me gjithë pajisjet brenda që shërbejnë për prodhimin e dyerve dhe dritareve me vlerë 30 milionë lekë”, thanë burimet.