Studimi, shtatzënat duhet të pinë sulftat magnezi
Një studim i ri tregon se kur grave shtatzëna u jepet Sulfati Magnez ose kripë Epsom, kjo pakëson me 50 përqind rrezikun e lindjes së fëmijëve me cerebral palsy. Aktualisht, 1/3 e të gjitha rasteve të cerebral palsit lidhen me lindje të parakohëshme. Por mjekët kanë zbuluar një trajtim të thjeshtë por të efektshëm që ul rrezikun e këtij çrregullimi neuorlogjik tek foshnjet e lindura parakohe.
Shkencëtarët shqyrtuan 2200 gra shtazëne që kishin shenja se mund të lindin para kohe. 50 përqind e këtyre grave u trajtuan me kripë Epsom ose Sulfat Magnezi që iu dha në mënyrë intravenoze, ndërsa pjesës tjetër të grupit iu dha solucion i ngjashëm me Sulfat Magnez por pa ndonjë efekt, ose placebo.
Rezultatet treguan se tek nënat qe morën kripë Epsom rreziku i lindjes së foshnjeve të tyre me cerebral plasy u pakësua 45 përqind. Shkencëtarët arsyetojnë se sulfat magnezi ndihmon në qetësimin apo stabilizimin e venave të gjakut tek gratë shtatzëne duke bërë që truri i foshnjeve të furnizohet rregullisht me oksigjen. Autorët e studimit thonë se ky zbulim përbën një nga arritjet më të mëdha në 30 vjetët e fundit në fushën e trajtimit të grave shtazëne me rrezik të lartë për lindje të parakohëshme.
Në Shtetet e Bashkuara, kjo mënyrë trajtimi mund të përdoret menjëherë sepse për përdorimin e sulfatit të magnezit nuk nevojitet ndonjë leje a miratim nga ana e agjencisë federale që kujdeset për cilësinë e ushqimit dhe ilaçeve. Studimi u krye nga shkencëtarë të qëndrave mjekësore të mbi 10 universitetetve amerikane. Rezultatet u botuan në numrin e fundit të revistës mjekësore të Nju Englandit. /VOA/