Termeti ne Turqi nxirret i gjalle nga rrenojat pas 100 oreve
Edhe pse autoritetet turke kanë bërë të ditur se shpresat për të mbijetuar sa vijnë dhe shuhen një person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat ku kish qëndruar i bllokuar për më shumë se 100 orë pasi tërmeti 7.2 ballësh goditi pjesën veri-lindore të vendit.
Ai u shpëtua nga rrënojat e një apartamenti në qytetin Eriks ndërkohë që është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Bilanci i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 523 ndërkohë që qindra të tjerë rezultojnë ende të humbur. Përpjekjet e skuadrave të shpëtimit janë penguar mjaft dhe nga kushtet e këqia atmosferike apo dhe temperaturat e ulëta.
Operacionit e kërkim shpëtimit vazhdojnë vetëm në disa zona ndërkohë që në pjesë të tjera të vendit kanë ndaluar. Më shume se 1600 persona mbeten të lënduar si pasojë e tërmetit. Ndërkohë që vazhdojnë ndihmat e ndërkombëtarëve me ushqime apo tenda strehimi.