E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenpresidenti Biden shpreh admirim per stoicizmin e popullit japonez

Nenpresidenti amerikan Xho Bajden po e vazhdon turneun e tij ne vendet aziatike me nje ndalese ne Japoni. Ai shprehu admirim per stoicizmin e popullit japonez ne perpjekjet per rimekembjen nga cunami gjate takimit me kryeministrin japonez.

Kryeministri Naoto Khan e falenderoi zotin Biden per ndihmen e madhe qe dhane Shtetet e Bashkuara pas fatkeqesise kur mes te tjerash personeli ushtarak amerikan ndihmoi ne rihapejen e aerportit te demtuar ne senadi. Zoti Biden me pas mbajti nje fjaklim ne aeroporti gjate te cilti ai vleresoi vendosmerine dhe ndjenjen e unitetit te popullit japonez.

Tragjedia e tmerrshme qe kaloi Japonia i tregoi botes per karakterin e popullit japonez vendosmeria e tij e madhe dhe ndjenja e vellazerimit- tha Nenpresidenti Biden.

Nenpresidenti amerikan ka ne plan te vizitoje te evakuuarit ne banesat e perkoheshme ne brigjet verilindore te shkaterruara nga fatkeqesia e 11 marsit qe shkaktoi 20 mije te vrare dhe te zhdukur. Zoti Biden do te qendroje dy dite ne Japoni qe eshte ndalesa e fundit e turneut te tij 8-ditor ne Azi gjate te cilit ai vizitoi edhe Kinen dhe Mongoline.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›