Termeti "tund" jugun
Nje termet me magnitude 4.8 balle u regjistrua mengjesin e djeshem ne rajonin jugor te Shqiperise. Rreth ores 6:45 te mengjesit, qytetet e Tepelenes, Permetit, Gjirokastres dhe Sarandes ndien lekundjet e termetit, qe e kishte epiqendren ne shtetin fqinj te Greqise. Nga te dhenat e para rezulton se nuk ka deme ne njerez apo banesa. Termeti i djeshem nuk ishte i pari ne rajonin jugor te vendit. Vetem nje vit e gjysme me pare, pikerisht me 14 qershor 2006, si pasoje e lekundjes se tokes, ne fshatin Luzat te Tepelenes mbeten te demtuara 32 banesa, pa viktima ne njerez. Termeti i djeshem qe u ndie me nje shkalle prej 6,5 te shkalles riter ne ishujt e Peloponezit ne Greqi, fatmiresisht nuk pati viktima. Forca e termetit ishte e madhe, pasi lekundje jane ndier edhe ne jug te Italise.