Rulete ruse me cifte
LEZHE - Nje 15-vjecar, banues ne fshatin Tale te Lezhes, mbeti dje i veteplagosur me nje arme gjahu, per shkak te pakujdesise ndaj armes tip cifte. Policia lokale beri te ditur se ngjarja ndodhi kur K. Dodaj, 15 vjec, po dilte nga banesa e tij ne fshatin Tale, kur nga pakujdesia atij iu shkrep arma qe e la te plagosur ne kemben e majte. 15-vjecari u dergua me urgjence ne spitalin e Lezhes, ku mori ndihmen perkatese. Forcat blu qe mberriten ne vendngjarje, dolen ne perfundimin se veteplagosja eshte shkaktuar nga pakujdesia e adoleshentit. Policia qe hetoi per rrethanat e ngjarjes, sekuestroi ne cilesine e proves materiale edhe armen e gjahut, tip cifte, qe i perkiste Luigj Dodajt.