Shpejtesia "u ha" koken 2 te rinjve
DURRES - Dy te rinj humben jeten dje ne menyre tragjike, teksa makina tip fuoristrade "BMW X5" me te cilen udhetonin, doli nga rruga, duke perfunduar ne nje grope me uje, ku dhe dy udhetaret gjeten vdekjen si pasoje e mbytjes. Aksidenti i rende u regjistrua ne autostraden Tirane-Durres, ne afersi te Maminasit, rreth ores 4:00 te mengjesit te djeshem kur po binte nje shi i dendur. Sipas policise, aksidenti mendohet se ndodhi per shkak te shpejtesise me te cilen udhetonin dy te rinjte, nderkohe qe per daljen e mjetit nga rruga ndikuan edhe pellgjet me uje te krijuar ne rruge.
Ngjarja
Fuoristrada tip "BMW X5" me targa TR 6313 K, qe drejtohej nga 25-vjecari Hamdi Berdaku, lindur ne Kruje dhe banues ne kryeqytet, doli nga rruga dhe ra ne nje grope te mbushur me uje. Drejtuesi i fuoristrades udhetonte se bashku me Hektor Qesjen, 31 vjec, i cili ashtu si shoku i vet, kishte lindur ne Kruje, por banonte ne qytetin e Tiranes. Ne vendin e ngjarjes, rreth ores 6.00 shkuan efektivat e Policise Rrugore, te cilat nxoren nga vendi ku kishte perfunduar fuoristrada dy trupat e viktimave. Mesohet se automjeti doli nga rruga sapo kaloi mbikalimin e Maminasit, ndersa ne te djathte te rruges gjendej nje grope me uje. Vdekja e dy te rinjve mendohet se eshte shkaktuar pikerisht nga renia ne gropen e ujit, pavaresisht se si pasoje e daljes nga rruga, fuoristrada kishte pesuar deme te medha, duke u shtypur ne disa vende. Shefi i inspektoratit te qarkullimit rrugor ne Durres, Xhemal Lushaj, qe ishte ne vendngjarje, tha se "ne vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur edhe me pare ngjarje te tilla, per shkak te rruges, e cila ne raste reshjesh krijon pellgje me uje". Fillimisht policia e Durresit komunikoi gabim nje nga emrat e viktimave, duke identifikuar si drejtues te fuoristrades Roland Berhamin, por me vone gjithcka u sqarua. Shkak per kete ngaterrese ishte fakti se drejtuesit te mjetit, Hamdi Berdaku, iu gjet ne xhep nje certifikate me emrin e Roland Berhamit, mikut te tij. A. K