Nishani, gati per cdo rast
Te gjitha rruget qe lidhin Shqiperine me Kosoven ne verilindje si dhe rruget kombetare jane te kalueshme, megjithese me veshtiresi, per shkak te motit te keq, me ngrica dhe debore, nderkohe qe automjetet detyrimisht duhet te levizin me zinxhire ne rrota dhe me pajisjet e tjera dimerore. Gjendjen e vezhgoi ne terren dje ministri i Brendshem, Bujar Nishani. Ministri, i cili qendroi ne zonen e Qafes se Malit mes Pukes dhe Kukesit, siguroi se strukturat e Policise se Shtetit jane ne dispozicion per shoqerimin e automjeteve ne rruget ku ka veshtiresi ne qarkullim per shkak te ngricave dhe se eshte dhene urdher i prere qe asnje automjet, pavaresisht destinacionit apo arsyeve, te mos lejohet te kaloje pa pajisjet dimerore. Nishani siguroi ne takim me drejtuesit vendore ne Puke, se ministria qe ai drejton si dhe strukturat ne varesi te saj, jane gati per te zgjidhur cdolloj gjendjeje emergjente qe mund te krijohet. Ministri tha se "cdo dite jemi ne kontakt te drejtperdrejte me njesite vendore jo vetem per te marre informacion, por edhe per te koordinuar punen dhe marrjen e masave per zgjidhjen e situatave emergjente". Sipas Nishanit, Drejtoria e Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme eshte ne gatishmeri te plote dhe se po mbahen kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Shendetesise, ate te Arsimit dhe KESH-in.