Elvana Hana del "e paster"
Leonard Bakillari
TIRANE - Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, duket se po del "e paster" nga hetimet e kryera deri me tani. Ndonese hetimi ende nuk ka perfunduar, Prokuroria e Tiranes arriti te zbardhe dy momente te rendesishme te procesit hetimor, qe kane te bejne me tenderin "Blerje shtypshkrime te mjekut" dhe "Blerja automjetesh". Burime nga organi i akuzes thane per "Korrierin", se ne te dy tenderet ku u pretendua per abuzime, drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor nuk eshte e implikuar. Nje perfundim i tille, sipas prokurorise, vjen pas verifikimeve te bera ne dokumentacionin e tenderit "Blerje shtypshkrime te mjekut", i cili eshte anuluar nga titullari i institucionit (Elvana Hana), duke mos krijuar mundesi per abuzime, ashtu sic pretendohej ne disa shkrime te publikuara ne media, mbi bazen e se cileve prokuroria nisi kryesisht hetimin. Anulimin e tenderit e ka shpjeguar dhe vete numri nje i ISKSH-se, Elvana Hana, me date 12 dhjetor te vitit te shkuar, kur dha per here te pare deklarimet ne prokurori ne lidhje me hetimin e nisur ndaj saj. Duke u nisur nga shpjegimet e drejtoreshes se ISKSH-se, prokuroria perqendroi hetimin ne dokumentacione, nga te cilat rezultoi se tenderi i shumeperfolur eshte anuluar. Per sa i perket momentit te dyte te hetimit, qe ka te beje me tenderin per blerje automjetesh, prokuroria gjate kesaj faze te hetimit konkludoi se ky tender eshte zhvilluar ne rrethe, duke mos krijuar asnje lidhje te drejtperdrejte mes Elvana Hanes dhe zhvillimit te tenderit. Aktualisht oficeret e Policise Gjyqesore jane ne procesin e sekuestrimit te dokumentacionit per kete tender, per t'iu nenshtruar ne nje faze tjeter verifikimit, ne baze te se cilit do te dale dhe perfundimi nese jane kryer abuzime ose jo nga drejtuesit e degeve ne rrethe. Pas deshmise se drejtoreshes se ISKSH-se, ne vazhden e hetimeve prokuroria verifikoi prezencen e personave te tjere, te cilet dhane deshmine e tyre ne lidhje me dy tenderet e perfolur per abuzime. Sipas prokurorise, deshmite e personave qe kane dijeni per ngjarjen nxoren te njejtat perfundime: Tenderi i pare eshte anuluar, ndersa ai per blerje automjetesh eshte zhvilluar ne rrethe, duke mos krijuar asnje hapesire per abuzime nga drejtoria qendrore. Aktualisht prokuroria eshte perqendruar ne momentin e trete te hetimit, qe sipas medias ka te beje me detyrimin e te gjithe farmacisteve ne rrethe qe te kryejne te gjitha transfertat bankare ne banken ku pretendohet se bashkeshorti i drejtoreshes se ISKSH-se eshte zevendesdrejtor. Prokuroria e Tiranes nisi hetimin per drejtoreshen e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ne shtator te vitit te shkuar, pas nje serie shkrimesh te botuara nga nje gazete e perditshme, e cila pretendoi se servirte fakte qe vertetonin abuzimet e kryera ne drejtorine e ISKSH-se.