Milan Junior Camp 150 femije ne kampingun e Tiranes

Nuk kishte se si të mungonte kurrsesi edhe këtë vit: Milan Junior Camp Tirana 2011 startoi sot në “Qemal Stafa” mes pasionit të shumë fëmijëve dhe suportit qendror të kompanisë Taçi-Oil. Me fanellën e kampionëve, me buzëqeshjen e një ndjesie në një impiant futbolli, 300 fëmijë ishin të pranishëm në hapjen e edicionit të katërt të Milan Junior Camp Tirana 2011.
Një projekt që kompania Taçi-Oil e realizon tashmë prej katër vitesh, duke patur si moto kryesore, ndjesinë e fëmijëve dhe nxitjen e talentit të tyre afër një klubi kampionësh. Gjithçka ishte gati, organizimi perfekt, dhe fëmijët çelën kështu një tjetër kamping me ngjyrat e kampionëve.
Si çdo edicion, edhe këtë vit një staf trainerësh nga Milani do të jenë për 5 ditë me radhë afër fëmijëve shqiptarë në seancat stërvitore. Mes prindërve dhe fëmijëve kuqezinj në pistë, zv/presidentja e kompanisë Taçi-Oil, Anika Taçi theksoi se entuziazmi dhe serioziteti i jashtëzakonshëm që shikojmë tek këta fëmijë ka qenë dhe është nxitja kryesore për mbështetjen që grupi i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme këtij programi.
Ndërkaq, zv/presidentja falenderoi në mënyrë të veçantë miqtë e Milanit të cilët siç theksoi, janë jo vetëm trainer, por dhe edukatorë të vërtetë. Ndërkaq, koordinatori kryesor i projektit Milan Junior Camp për Tiranën, Marco Schembri, iu referua jo pak vazhdimësisë së një suporti në këtë kampus.
“Katër vite më parë lindi një miqësi e tillë. Ac Milan dhe Rezart Taçi mundësuan realizimin e këtij projekti. Më shumë se 300 fëmijë çdo edicion patën mundësi të veshin fanellën e Milanit. Kështu, një falenderim i fortë për kompanine Taçi-Oil, për grupin Armo, për të gjithë stafin organizator, të cilët mundësuan dhe vazhdojnë të jenë afër kësaj ndjesie për fëmijët shqiptarë”-tha Schembri.
Tashmë Milan Junior Camp edhe për këtë vit mori udhë. Fëmijët më pas u ndanë sipas një skeme standart në grupe të veçanta, ku për ditë me radhë do të zhvillojnë stërvitjet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz.
5 ditë me fanellën e kampionëve dhe afër stërvitjeve. Si zakonisht edhe këtë edicion, në fund të kampingut, 5 fëmijë shqiptarë do të shkojnë në Milano, në “Milan Day” me shokët e tyre të përzgjedhur nga e gjithë bota.
Gerti Çarçani