E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terri: Do t'i fitojmë të gjitha eliminatoret

Anglia ka fituar të shtatë ndeshjet e luajturaderi tani. Kapiteni: "Ta mundim Kroacinë dhe ta mbyllim me pikë të plota."
Kapiteni Xhon Terri ka deklaruar se Anglia duhet të fitojë betejën fizike ndaj Kroacisë, nëse synon të kualifikohet për në Kupën e Botës. Kroatët fituan 3-2 në "Uemblli" dy vjet më parë, duke e lënë Anglinë jashtë kampionatit europian.
"Luanët" u hakmorrën me fitoren 4-1 në Zagreb, për eliminatoret e Kupës së Botës 2010, veprimtari në të cilën të besuarit e Kapelos do të kualifikohen matematikisht nëse mposhtin ekipin e Sllaven Biliçit. "Unë mendoj se rëndësia e 10 apo 15 minutave të para nuk është si herët e tjera,"- tha Xhon Terri.
"Në ndeshjen e fundit në Zagreb, ata filluan të luajnë fort fizikisht dhe na u desh kohë për t'u ambientuar. Këtë duhet të bëjmë ne në fushën tonë. Mendoj se në 15 minutat e para duhet të jemi më agresivë se çdo herë tjetër dhe mos ta tërheqim këmbën në asnjë kontakt. Pastaj, kur ta kemi topin në kontroll duhet të fillojmë të luajmë si bëmë në kohët e fundit. Nëse një kundërshtar bazohet te teknika, Anglia është gati ta mposhtë dhe e kemi treguar. Tani duhet të jemi më agresivë ndaj atyre që bazohen te futbolli i ashpër. Duhet t'i mposhtin fizikisht kroatët, që në minutat e para, ashtu si bëjmë te Çelsi,"- vijoi kapiteni anglez.
Më tej Terri vazhdon analizën e tij: "Ata duhet të fitojmë me çdo kusht, kësisoj ne duhet të jemi të organizuar dhe të dureshëm, sepse me kalimin e minutave i gjithë presioni do të jetë mbi ta. Na duhen tri pikë në tri ndeshje për t'u kualifikuar, ndërsa kroatët duhet të fitojnë me çdo kusht, sepse rrezikojnë edhe "play off". Nuk është si para dy vjetësh. Tani janë ata që s'kanë zgjidhje tjetër."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›