Kosovë/ Serbët protestojnë në veri të Mitrovicës
Rreth 100 serbë kanë protestuar sot pasdite në sheshin kryesor të pjesës veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës kundër rindërtimeve të shtëpive të shqiptarëve në lagjen "Kroi i Vitakut". Sipas policisë, protesta ka përfunduar me shpërndarjen e qetë të protestuesve dhe nuk janë shënuar incidente. Sipas medias lokale serbe, protesta është zhvilluar me moton "Pse hesht Serbi".
Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë u tha se protesta serbe ishte paralajmëruar me moton "Kundër rindërtimit dhe kundër EULEX-it". Lidhur me këtë kryetari i komunës Bajram Rexhepi theksoi se vetë motoja tregon për absurditetin me të cilën udhëhiqen Këshilli Nacional Serb dhe strukturat paralele në veri.
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Nacional Serb të veriut të Kosovës, Momir Kasaloviç, citohet nga media lokale serbe të ketë thënë në këtë protestë se nga presidenti serb Boris Tadiç pret të mos lejojë nënshkrimin e protokollit midis EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas Kasaloviç,"marrëveshja do të thotë vendosje e kufirit klasik midis Serbisë së ngushtë dhe Kosovës".