E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visar Berisha firmos me Schaffhausen

Njëri nga mbrojtësit më të mirë në futbollin e Kosovës, ish-lojtari i Prishtinës, Visar Berisha, ka vendosur që karrierën e tij futbollistike ta vazhdojë në Zvicër. Berisha ka firmosur kontratë një vjeçare më FC Schaffhausen, skuadër kjo që bën gara në Ligën e Dytë te Zvicrës.
"Vendosa të nënshkruaj për skuadrën zvicerane pasi që kushtet janë më të mira në Schaffhausen. Shpresoj se do të jap maksimumin në këtë skuadër", ka thënë Berisha.
I kënaqur më transferimin e Berishës, është shprehur edhe menaxheri i Schaffhausen, Kristian Stubi.
"Berishën e kemi parë kur ka luajtur në Winterthur dhe na kanë pëlqyer kualitetet e tij. Mendoj se kemi bërë një përforcim të qëlluar më këtë futbollistë. Qëllimi ynë është të krijojmë një skuadër stabile dhe nuk kemi ambicie që të ngjitem në elitën e futbollit zviceran", ka thënë Stubi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›