Terri në ndeshjen me Realin, FSHF:S’u zbatua rregullorja
TIRANE- Zyrtare të FSHF-së deklarojnë se defekti në stadiumin Qemal Stafa mund të ishte shmangur nëse do të zbatohej rregullorja dhe do të vihej në punë gjeneratori për të shmangur cdo lloj të parpiture.“Për sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare që organizon FSHF në kuadër të eliminatorit europian apo të kampionatit botëror, hartohet një plan pune i detajuar përpara se të vijë ndeshja. I dërgohet një kërkesë OSSH-së që të sigurojnë dhe të kemi të garantuar ndriçimin e stadiumit. Një shkresë zyrtare i dërgohet dhe linjës së dytë që është e lidhur me Pallatin e Kongreseve, që të kemi të garantuar ndriçimin gjatë gjithë ndeshjes sipas rregullores. Njëkohësisht sigurojmë dhe gjenerator rezervë i vili gjatë gjithë kohës duhet të jetë i ndezur dhe i gatshmë në rast se ndodh ndonjë avari”tregon Besnik Cela përgjergjës për stadiumet ne FSHF. Ndërsa Eduard Prodani sekretar i përgjithshem në FSHF deklaron se Stadiumi Qemal Stafa është i amortizuar dhe mbart një sërë problemesh.Ne kemi pasur vazhdimisht shqetësimin me standardet si operon ky stadium. Nuk mendoj se kjo është përgjegjësi e një apo dy personave, por është forma e menaxhimit. Ka ardhur koha që ti besohet një forme private menaxhimi, ose të paktën një forme jo shtetërore menaxhimi”.- deklaron Prodani duke shtuar Për fat ajo që ndodhi, ndodhi në një ndeshje miqësore por nëse do të ndodhte në një ndeshje zyrtare konsekuencat do të ishin shumë më të rënda dhe imazhi do dëmtohej më shumë. Mbrëmë në ndeshjen mes Gramozit dhe Real Madridit, për shkak të një defekti u ndërprenë dritat për 85 minuta.(s.g/BalkanWeb)