E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror, bombë kundër skuadrës Olimpiakos

Frikë e madhe në Athinë pas shpërthimit të një bombe para godinës së Olimpiakosit. Kryeqyteti grek është tronditur nga shpërthimi i një bombe, e cila ishte vënë në lagjen "Pangrati", ku gjenden edhe zyrat e klubit. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima, por dëmet kanë qenë të mëdha. Një objekt, akoma i pasaktësuar, ka shpërthyer. Këto janë lajmet sipas mediave vendase. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 4 me orën lokale. Episodi duket se pason eliminimin e skuadrës nga Kupa e Greqisë nga Panserraikos, skuadra e kategorisë së dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›