E Shtunë, 31 Tetor 2026

është klubi që nuk ka personalitet

Në prag të ndeshjes me Palermon, trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, është shprehur në lidhje me çështjet më të përfolura të momentit. "Stankoviç pranë Juves? Ai më ka thënë se dëshironte të qëndronte këtu". Murinjo përgjigjet kështu në lidhje me këtë çështje. Klaudio Ranieri, trajneri aktual i Romës dhe ish-teknik i Juventusit, ka deklaruar se transferimi dështoi për shkak të kundërshtimit të tifozëve: "Unë kam ardhur këtu më 16 qershor të vitit të kaluar, saktëson Murinjo. Lojtari i parë me të cilin kam folur ishte Stankoviç. Në pak minuta më ka thënë se dëshironte të qëndronte këtu, për mua ishte e qartë: Stankoviç do qëndronte me ne". "Nëse një lojtar nuk vjen sepse ultrasit nuk duan, është një mungesë personaliteti e klubit, që influencohet nga tifozët". Kështu trajneri i Interit i ka hedhur kunjat në drejtim të klubit të Juventusit, që sipas tij nuk ka personalitet. Më pas, Zhoze Murinjo nuk ka pasur dëshirë të përfshihet në polemikën e shpërthyer nga Fabio Kapelo dhe rindezur nga Ranieri në lidhje me "peshën" e tifozëve, ndaj ka preferuar më mirë të heshtë për këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›