Hemilton, shigjeta të argjendta Alonsos
Fernando Alonso vesh tutat e Ferrarit dhe Ljuis Hemilton rizbulon një rivalitet të pluhurosur. Ish-kampioni i botës hap letrat, duke e sulmuar në një intervistë të dhënë për revistën gjermane "Auto Motor und Sport". Ai ironizon me kalimin e Alonsos te skuderia nga Maranello. "Ka thënë se Ferrari është ëndrra e tij por një gjë të tillë e ka pohuar edhe kur ishte këtu, se ëndrra e tij ishte MekLaren. Me sa duket ka shumë ëndrra", thekson Hemilton. Me tej, ai ka nënvizuar se nuk ka ëndërruar kurrë të garojë për Ferrarin.