E Diel, 1 Nëntor 2026

Agasi rrëfehet: Jam droguar dhe kam gënjyer nga frika

Andre Agasi pranon se ka përdorur droga të rënda gjatë karrierës së tij. Kampioni amerikan i tenisit, në një autobiografi, që "Times" dje ka publikuar disa episode, është shprehur se ka rezultuar pozitiv në disa kontrolle në vitin 1997 dhe se ka gënjyer autoritetet sportive për të shmangur një ndëshkim për doping. Fituesi i tetë titujve "Slam" shpjegon se ishte i varur nga metanfetamina në periudhën në të cilën karriera e tij tenisktike dhe martesa me aktoren Bruk Shields ishin në krizë. Pasi ka dalë pozitiv në një kontroll, Agasi tregon se i ka shkruar "Atp", duke njoftuar se ka pirë gabimisht një vodka në të cilën një bashkëpunëtor i tij, Slim, kishte hedhur substancën. "Atp" kishte vendosur të arkivonte çështjen. "Edhe unë kam marrë drogë, shkruante Agasi, jam ndjerë mirë, më pas më ka mbërthyer një ndjenjë faji dhe një trishtim i madh, pastaj një tjetër valë euforie, e cila fshinte çdo mendim negativ në mendjen time, nuk isha ndjerë kurrë aq i gjallë, aq i mbushur me shpresa dhe kurrë nuk kam ndjerë aq shumë energji brenda vetes". Një eufori që zhdukej shpejt dhe Agasin e telefonoi "Atp", për t‘i thënë se kishte dalë pozitiv. "Emri im, karriera ime, gjithçka ishte në rrezik. E gjithë ajo që kisha arritur, për të cilën kisha punuar shumë. Atëherë vendosa t‘i shkruaj një letër ‘Atp‘-së, i kam shkruar shumë gënjeshtra të përziera me gjysmë të vërteta, ia hodha fajin asistentit tim, shpjegoja se ai ishte një konsumator i zakonshëm i drogave dhe se unë e piva gabimisht një pije të Slim, që kishte hedhur substancën brenda", pohon ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›