Terror në Lunik, grabit banorët e sulmon shkollën me armë, dorëzohet: Shteti nuk më jep ndihmën ekonomike
Librazhd, 7 Qershor 2010 NOA Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lunik, fshat i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Librazhdit, kur një person me vështirësi ekonomike, sulmoi duke grabitur një numër banorësh dhe më tej hapi zjarr me armë ndaj shkollës publike të zonës.
Korrespondenti i agjencisë NOA informon se protagonist i ngjarjes është Xhelil Gjata, rreth 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Përvallë të komunës Lunik të Librazhdit.
Ai është dorëzuar para pak orësh dhe ka pohuar për policinë se e kreu aktin e terrorit me Kallashnikov, në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike.
Sipas të dyshuarit, ai kishte bërë kërkesë në komunën e Lunikut që të futej në skemën e dhënies së ndihmës së përmuajshme ekonomike, një shumë mujore prej afro 3 mijë lekësh.
Nga komuna i ishte refuzuar dhënia e ndihmës ekonomike edhe pse Gjata kishte argumentuar se jeton në vështirësi ekonomike me gruan dhe tre fëmijë, që të gjithë pa të ardhura financiare.
Në këto kushte, paraditen e sotme, 50-vjeçari Xhelil Gjata, baba i tre fëmijëve, nën kërcënimin e amës së tipit Kallashnikov, terrorizoi për disa orë banorët e fshatit Lunik.
I dyshuari, qëlloi disa herë me një armë të, në drejtim të shkollës dhe komunës. Më tej iu sul dhe disa banorëve që u grabiti gjithë çkishin me vete, para, celularë dhe sende të çmuara.
Një numër i madh forcash policore mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan të dyshuarin Gjata i cili pa rezistencë, pranoi të dorëzohet duke shpjeguar menjëherë më pas se zemërimi i tij kishte të bënte me refuzimin e ndihmës ekonomike nga Komuna Lunik e Librazhdit.
a.k/r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")