Terror
Edmond Arizaj
Nuk është më i atillë si 13 vjet më parë. Por ka sërish po ato ngjyra, po ata flamuj, po atë britmë, po atë çjerrje, po atë qeshje dhe ngërdheshje. Sot nuk të terrorizojnë policët apo shikasit me pardesytë e bardha, nuk të terrorizojnë syvëngrit që të ngulnin bebëzat në bebëze me shpresën se mund të të luante një muskul për të ta quajtur provokim. Sot terrori është i ndryshëm. Eshtë më i kamufluar, më i sofistikuar, është terror i një vendi anëtar i NATO-s dhe aplikant për Bashkimin Europian Eshtë terror modern, i shpikur enkas për Shqipërinë. Dhe marrin pjesë dy palë, çuditërisht.
Militantët e thekur të Partisë Demokratike, në çdo cep të Shqipërisë kanë përthithur fare mirë mesazhin se këto janë zgjedhje “për jetë a vdekje”, sepse askush nga qendra, asnjë i dërguar i Berishës nuk u ka shpjeguar të kundërtën, që këto zgjedhje janë një proces normal që zhvillohen në një vend demokratik një herë në katër vjet. Mbufatur shpirtin mbrëmjeve edhe me fjalitë plot mllef e egërsi të nënkryetares së PD-së, dalin të nesërmen dhe grisin, shqyejnë, qëllojnë, godasin ç’t’u vijë për mbarë, mjafton të jenë nga krahu “armik”.
Pastaj vjen radha e Partisë Socialiste me mënyrën e saj të terrorit. Edhe më të kamufluar, shfrytëzojnë mediat. Një poster i grisur në fshatin më të humbur të Shqipërisë, përkthehet në Tiranë si një luftë e nisur, një pëllëmbë në komunën me 1 mijë banorë bymehet si një masakrim në metropol. Militantët e saj mllefosen nga padrejtësitë që po u bëhen në ato fshatra të largëta “kolegëve” simpatizantë dhe i përkrahin si e ku të mundin.
Dhe e gjithë kjo rrumpallë zgjedhore, mpak dhe tremb shumicën e qytetarëve shqiptarë. Rrudh shpresën e tyre se këto zgjedhje, ashtu si është premtuar edhe për të tjerat më parë, do të jenë vërtet zgjedhjet e fundit të tranzicionit shqiptar.
Deri tani Shqipëria ka njohur tre ngjarje shumë të rënda në këtë fushatë zgjedhore, ose edhe pak para nisjes së saj. Vrasja e një deputeti, Fatmir Xhindit. I përkiste siglës së Partisë Socialiste, në opozitë. Qeveria Berisha, Ministria e Rendit, shërbimet, imuniteti, privilegjet, nuk arritën dot ta mbronin nga pritvënësit. Dhe qeverisë ia vranë deputetin në pragun e shtëpisë. Them qeverisë, sepse ai nuk u takonte vetëm socialistëve, ai ishte deputet i shqiptarëve. Një qeverie që ia vrasin, jo më falni pa arritur deri këtu, që guxojnë dhe e mendojnë t’i bëjnë pritë deputetit, që e vrasin më pas, që largohen pa pikë problemi, është një qeveri e marrë fund. Po ç’bëri opozita? Ç’bëri Partia Socialiste, sepse i vranë deputetin në derë të shtëpisë? Asgjë. Një hartim, tre-katër deklarata dhe më pas… politika e re. Këtu nuk ka vend për politikën paqësore. Këtu është pranuar, madje është certifikuar terrori. Pak rëndësi kanë arsyet, deputeti është deputet. Kush prej qytetarëve ndihet sot i sigurt???
Një anëtar i Partisë Demokratike u vra (sa lehtë shkruhet në kompjuter kjo fjalë, por sa shumë rëndon tek familjet dhe familjarët) me kallashnikov. Arsyet u dhanë nga më të ndryshmet; flamuj të hequr, postera të grisur, sherr politik, sherr banal, rrahje. Por vrasjes menjëherë iu dhanë ngjyra politike. “Një i PS vrau një të PD”. A ka më terror se kaq për ata tre milionë njerëz që bëhen gati të shkojnë të votojnë? A mund të terrorizohen më shumë kur del kandidati për deputet në spital dhe ngërdheshet kundër partisë rivale? Dhe vulën e vë kryetari i opozitës, i cili hallin e vetëm ka përjashtimin e autorit nga sigla e partisë së tij.
Thirrja e Berishës në ngjarjen e sipërshkruar ishte normale për një drejtues shteti, që kërkon qetësi dhe qytetari të njerëzve. Por po ashtu mund të quhet edhe hipokrite, pasi vetëm pak ditë më pas, numri dy pas tij në parti dhe në pushtet (jo sipas Kushtetutës) me një gjuhë të llahtarshme hedh benzol në zjarrin e fushatës. Dhe për fat të keq, një tjetër i vdekur, këtë radhë një kryetar partie i një qyteze, por nga një parti kryetari i madh i së cilës njihet si kundërshtar i zonjës së dytë. Mund të jenë mijëra shkaqet e atentatit, në këtë kohë fushate, me atë lloj gjuhe, shumë pak mendojnë se nuk ka gisht politika. Dhe pas kësaj, deklaratat reaguese vijnë e nxehin edhe më shumë situatën, duke treguar me gisht “nxitësen” dhe “inspiruesin”. Përfundimi; vetëm terror mbi qytetarët. Terror nga ata që “sulmojnë”, terror nga ata që nuk të mbrojnë, terror nga fjalët, terror nga veprimet, terror nga këngët. Dhe për ta përmbyllur; njerëzit janë të terrorizuar nga këto shpenzime kolosale në këtë kohë krize. Ndoshta me aq sa kanë hedhur për fushatë ata të PS-së, do i kishin zgjidhur hallet e të gjitha familjeve të varfra që nxjerrin në foto e në TV. Ndërsa ata të PD-së do të kishin shtruar edhe disa mijëra kilometra rrugë. Dhe fushatës fare mirë mund t’i jepnin zgjidhje pa terror, në debate televizive.