Terrori në Norvegji, 91 viktima. Kapet autori
UPDATE-Numri i të vrarëve me armë dhe bomba në dy sulmet e së premtes në Norvegji ka shkuar ne 91 persona.
Lajmi eshte bere i ditur nga policia, e cila sakteson se sipas shifrave të fundit, 84 persona u vranë në një kamp rinor vetëm disa orë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në një shpërthim në qendër të qytetit Oslo.
Policia dyshon se i njëjti njeri i ka kryer të dy sulme. Zyrtarët policorë thonë se personi i arrestuar, një 32-vjeçar norvegjez, tani është duke bashkëpunuar për hetimet dhe dëshiron të shpjegojë motivet e tij për vrasjet.
Policia gjithashtu tha sot se lidhjet në internet në kompjuterin e të arrestuar në shtëpin e tij, tregojnë se ai është një “fondamentaliste i krishter” me prirje të djathta.
Mediat norvegjeze kanë thënë se i dyshuari quhet Anders Behring Breivik, por policia ka refuzuar të konfirmojë identitetin e tij.
Dëshmitarët e sulmit në ishull thonë se personi i armatosur ishte maskuar si polic dhe i kishte grumbulluar ata që tiu fliste.
Më pas kishte hapur zjarr mbi ta.
Deshmite
Hana Barzingi dhe Kavitiraa Aravinthan, duke folur në të njëtën kohë, rrëfyen para gazetarëve:
Ka qenë një i armatosur në kampin tonë. Ai dukej si zyrtar policie, ai kishte veshjen dhe revolen dhe gjithçka, por, policia në Norvegji nuk përdor armë, kështu që ishte tmerruese. Ne në fillim ishim mbledhur, dhe ai erdhi dhe filloi të shtinte, ne të gjithë menduam njëherë se e tëra ishte një mahi, thonë dëshmitarët.
Zyrtarët policorë thanë se personi i arrestuar, një norvegjez 32 vjeçar, tani po bashkëpunon me hetuesit dhe dëshiron të shpjegojë motivet e vrasjes.
Policia tha se nga faqet e internetit që janë gjetur në kompjuterin e të dyshuarit, jepen indikacione se ai është një fundamentalist i krishterë me prirje të krahut të djathtë.
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg tha në një konferencë për gazetarë tha se në shtetin e tij ka grupe të krahut të djathtë.
Krahasuar me shtetet tjera, nuk do të thoja se kemi problem të madh me ekstremistët e krahut të djathtë në Norvegji, por kemi disa grupe, të cilët i kemi ndjekur edhe më herët dhe polica jonë është në dijeni se grupe të tilla ka apo ka pasur në Norvegji“, tha Stoltenberg.
Reagimet
Sulmet në Norvegji janë dënuar njëzëri nga OKB, Bashkimi Evropian, NATO, Shtetet e Bashkuara dhe liderë tjerë botërorë.
Në Uashington, presidenti Barak Obama, pasi ka dënuar sulmet në Norvegji, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër Norvegjisë, për ti ofruar mbështetje.
Dua që personalisht të shpreh ngushëllimet e mia për njerëzit e Norvegjisë. Ky është një përkujtues se i tërë komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për të penguar këtë lloj terrori dhe duhet të punojmë së bashku në shërbimet e zbulimit, në kuptimin e pengimit të këtyre sulmeve të tmerrshme, ka thënë Obama.
Autori
Në anën tjetër, i dyshuari ka blerë 6 tonë pleh artificial në muajin maj, ka thënë një firmë për furnizimin e fermave.
Disa lloje të plehut bujqësor janë përdorur në të kaluarën për të krijuar eksplozivë.
Anders Behring Breivik, ka bërë porosinë përmes kompanisë së tij, ka thënë furnizuesi.
Këtë mallra janë dorëzuar më 4 maj, ka thënë Odny Estenstad, një zëdhënës i zinxhirit furnizues bujqësor Felleskjoepet Agri për agjencinë e lajmeve, Reuters.
Ai nuk ka dhënë detaje për llojin e plehut bujqësor, por ka thënë se, porosia prej 6 tonësh të plehut, në rrethana normale është e vogël për

Ishulli Utoya
një prodhues bujqësor.
Këto vrasje masive në Norvegji janë në mesin e sulmeve më të këqija në histori.
Me shpërthimin jashtë zyrës së kryeministrit, sulmet shënojnë ditën më të përgjakshme në Evropën Perëndimore që nga sulmet e vitit 2
004 në trena në Madrid, ku u vranë 191 persona.
Femijet e kryeministrit
Ne kampin rinor mes 560 pjesëmarrësve kane qene edhe femijet e kryeministrit norvegjez, Stolenberg. Keshtu shkruan sot e përditshmja britanike ‘Times’. Dje është sulmuar shoqëria jonë e hapu
r, ku mund të marrësh pjesë në debate të hapura pa pësuar asnjë kërcënim. Kjo po sulmohet dhe ne duhet të reagojmë, që të mos ndodhë kështu . Me urdhër të kryeministrit flamujt e shtetit do të ngrihen sot në gjysmë shtizë për nder të viktimave