E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me banorët

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë e kësaj partie në Minibashkinë nr.8 të Tiranës. Gjatë fjalës së rastit, Meta është shprehur entuziast për suksesin që LSI-ja do ketë në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2009. Meta theksoi se LSI-ja është e vetmja parti që sjell ndryshimin e vendit.

"Ne jemi e vetmja forcë politike që ka paraqitur një p/ligj për nxitjen e investimeve në sektorin elektroenergjetik që në nëntor të 2005, pra që në fillim të këtij parlamenti, e cila nëse do të ishte marrë parasysh ekzaktësisht ashtu si e paraqitëm ne nga kjo Qeveri, do të kishim ndërtimin e mjaft veprave energjetike në vend”-tha tha Meta, duke shtuar se LSI-ja si forcë politike, edhe pse bazë të saj elektorale përgjithësisht ka gjeneratën e re, ka treguar vëmendjen e duhur ndaj moshës së tretë.

Më pas Meta u shpreh se, LSI-ja përfaqëson atë alternativë e cila shikon nga shqiptarët, atë alternativë e cila shikon nga e ardhmja dhe nga interesat kombëtare. "Këto kanë qenë dhe mbetetn përherë referenca mbi filozofinë politike të LSI-së dhe kjo është arsyeja që ne ndihemi gjithmonë edhe më shumë më të përkrahur nga opinioni publik", përfundoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›