Terrorizmi Obama Te dyfishohen sforcot

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar “dyfishimin e sforcove” përballë një kërcënimi të mundshëm atentatesh në përvjetorin e 11 Shtatorit.
“E dimë që përvjetori i 11 Shtatorit është një mundësi për të goditur sërish”, është shprehur nga ana e tij kryetari i bashkisë së Nju Jurkut, Michael Bloomberg, menjëherë pas alarmit të dhënë nga inteligjenca amerikane.
“Nëse shikoni diçka të dyshimtë, njoftoni menjëherë autoritetet”, ka shtuar qytetari i parë i Nju Jorkut.
Mendohet se në shënjestër të terroristëve është Nju Jorku dhe Uashingtoni dhe kërcënimi konsiston në përdorimin nga ana e Al Kaedës të autobombave në urat dhe tunelet e këtyre dy qyteteve.
Nju Jork: Merren masa shtesë
“Masa shtesë sigurie do të ndërmerren për t’i bërë ballë kërcënimit të mundshëm për atentate me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit”.
Kështu është shprehur shefi i policisë së Nju Jorkut, Walter Kelly, duke nënvizuar se do të përdoren një numër më i madh qensh anti-bombë dhe do të shtohen kontrollet ndaj automjeteve.
Kelly ka theksuar se janë shtuar kontrollet në pikat më në rrezik të qytetit, siç janë Times Square dhe stacioni hekurudhor Penn Station.
FBI: Al Kaeda, interes për datat e rëndësishme
“Al Kaeda gjithmonë ka treguar interes për datat e rëndësishme dhe për përvjetorët.”
Kështu është shprehur Janice Fedaryck e FBI-së, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
“Marrëveshja për ujrat të zbatohet”
Lambonidhis: Me Fratinin në Tiranë për integrimin e vendit
OSBE: Shqipëria në udhëkryq
Top Story, kabllogramet e Wikileaks
Luan Hoxha: Withers gënjen