Terrorizmi ekstremist i majtë dhe ploja sociale
Ajo që ka ndodhur në Romë është një simptomë e vuajtjeve të të rinjve, por tregon edhe se janë në lëvizje bërthama të organizuara që punojnë në mënyrë klandestine për të transformuar shqetësimin në revoltë – kështu është shprehur sërish brenda pak ditëve Ministri i Punës së Italisë, Mauricio Sakoni duke vazhduar - “Terroristët dhe të dhunshmit e organizuar në Itali, siç dëshmojnë vitet e trishta që kemi përjetuar, nuk kanë ardhur nga Marsi: i kemi rritur në shkollat tona, në shtëpitë tona. Me shumë tolerancë politike, kulturore, institucionale. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që terrorizmi nuk lind nga komplikime ekstremiste të prodhuara në brendësi të kuadrit politik, por lind nga prehri i shoqërisë, […] kur dialektika politike e rrugëve shndërrohet në linjë politike”. Por edhe këtë herë polemikat nuk kanë munguar. “Ministri Sakoni po bën një lojë të rrezikshme. Nëse gjërat që po thotë korrespondojnë me lajme të vërteta ka detyrimin për të referuar në Prokurori dhe tek kolegu i tij Maroni, sepse do të flitej për rrethana të diçkaje të padëgjuar” - ka nënvizuar Masimo Donaldi duke shtuar: “Nëse, flitet për një strategji tensioni për të shpërthyer polemika të lidhura me fatet e qeverisë dhe politikat e saj mbi punën, atëherë do të gjendeshim përballë një sjelljeje shumë të rëndë dhe të papërgjegjshme. Për këtë i kërkojmë ministrit Maroni dhe ministrit Sakoni të vijnë sa më shpejt për të referuar në Parlament për të qartësuar këto rrethana”. Por edhe nga zëra të tjerë të qeverisë së djathtë italiane vijnë fjalë shqetësuese për klimën e terrorizmit ekstrem të majtë dhe që sipas tyre fjalët e ministrit Sakoni janë të bazuara mirë. Një prej këtyre zërave është edhe ai i nënsekreatrit të ministrisë së Brendshme të Italisë Alfredo Mantovani i cili thekson: “Nuk ekzistojnë Br (Brigadat e Kuqe) që ekzistonin 30 apo 10 vite më parë, por kjo nuk na qetëson: duhet kujdes dhe sens përgjegjshmërie […] kur përdoren terma si plojë sociale për të komentuar propozimet që vijnë nga Europa, nga Qeveria, nga maxhoranca, të cilat mund të jenë të diskutueshme ose jo, por kur përdoren terma kaq të ashpër krijohet një influencë negative, nuk shndërrohesh direkt në përgjegjës të akteve të dhunës por sigurisht influencon negativisht”. Për të vazhduar se: “Nuk mund të flitet për një terrorizëm të ri me terma me të cilët mund të flitej 30 vjet më parë për Brigadat e kuqe, por mund të flitet për një klimë dhune në të cilën mund të ndërfuten gjeste dhune si ato që do të provokonin vdekjen e karabinierëve, të anëtarëve të forcave të Policisë jo më larg se 15 ditë më parë. […] edhe një bërthamë që nga anarkike – revolucionare kalon në aksione direkte dhune është në gjëndje të provokojë vdekjen e një personi. Dhe nëse klima është në një klimë me influence negative, të nxitjes edhe pse indirekte drejt dhunës, pikërisht sepse flitet për një grup jo tërësisht të organizuar, ekziston një rrezik akoma dhe më i madh”. Në këtë debat kanë ndërhyrë shumë përfaqësues të politikës italiane. Dikush ka përgëzuar Ministrin e Punës Sakoni ndërkohë që ddikush tjetëre ka akuzuar se ministry po kërkon rritjen e alarmit. Një ndër ta ka qenë edhe kryebashkiaku i Romës Xhani Alemano. Sipas tij flalët e ministrit Sakoni “duhen parë edhe me eksperiencën e tij personale sepse ishte mik i Marko Biaxhit” - por vazhdon kryebashkiaku i Romës - “ajo që ndodhi në Romë më 15 tetor nuk ishte një llogjikë dhune urbane por një fakt thuajse terrorist i përgatitur me shumë kujdes. Nuk jemi në nivelin e terrorizmit, të pusive apo të shtënave pas shpine, por kur ngrihen shume tonet dhe dyshimet për sulme për të drejtat e punëtorëve ka gjithmonë rrezik që celulat terroriste mund të hyjnë në aksion”.
...