E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë protestojnë në kryeqytetet e Evropës

Aktivistë të këtij grupimi, protestuan në Bruksel, Londër dhe Romë përpara ambasadave shqiptare atje, duke kërkuar të drejtën universale të votës, “të cilën shteti shqiptar në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhej t’i garantonte shtetasve të tij”."Shqiptarët e emigruar, 22 vjet pa votuar" është slogani i njëjtë i të gjithë kuqezinjve që protestuan në këto momente në Romë, Bruksel dhe Londër.

Deri më tani sipas të dhënave që na vijnë nga përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi protestat po zhvillohen pa incidente dhe nën vëzhgimin e strukturave policore të vendeve përkatëse.

“Fundi i qeverisë Berisha po afron dhe miliona shqiptarë presin ndryshimin madh për një Shqipëri tjetër, për një Shqipëri të bashkuar dhe integruar, dhe Aleanca KuqeZi garanton mbarë popullin shqiptarë se nuk do lejohet me qe populli te votoje dhe vëllezërit siamez PD-PS të numërojnë. As Sali Berisha, Edi Rama dhe as ODHIR nuk do të mund t’i mohojnë votën 2 milion shqiptarëve që jetojnë në emigrim dhe kutitë te mbushen nën verbërinë e vëzhguesve të ODHIR”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Start/

                                                                                             2012-05-13 13:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›