"Shqiperi-Kine, marredhenie te mira"
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me asistent ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes Popullore te Kines, Eo Hongbo. Gjate ketij takimi u shpreh vleresimi per marredheniet shume te mira mes dy vendeve, duke u nenvizuar perpjekjet per intensifikimin ketyre marredhenieve. Biseda u ndal gjeresisht ne disa aspekte thelbesore te bashkepunimit ekonomik si ne nenshkrimin e nje Marreveshjeje Partneriteti Strategjik, Shqiperi-Kine, per mundesine e nje kredie te bute per qeverine shqiptare, per thellimin e ndihmes te Kines, ne kuader te perhapjes se metejshme te informatizimit te shoqerise shqiptare. Nderkohe Berisha ka percjelle ftesen per nje vizite te kryeministrit kinez ne Shqiperi.