E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry deklarohet i pafajshëm

Kapiteni i Chelseas dhe Kombëtares angleze John Terry është deklaruar i pafajshëm për fyerje racore ndaj mbrojtësit të Queens Park Rangers, Anton Ferdinand dhe do të gjykohet.

Futbollisti nuk u paraqit në seancën e shkurtër dëgjimore në një gjykatë në Londër opr avokati i tij George Carter-Stephenson QC deklaroi në emër të klientit të tij se ai ndihet i pafajshëm.

Terry, akuzohet për fyerje racore dhe prishje të rendit publik pasi një xhirim ka treguar atë duke bërë koment ofendues në drejtim të Ferdinandit në ndeshjen e Premierligës në tetor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›