Mancini: Unë jam fajtor

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se ai është fajtori për disfatën e mbrëmshme nga Evertoni.
“Nuk isha përgatitur mirë për këtë ndeshje. Mendova se do të ishte më e lehtë”.
“I kam vërejtur gabimet e mia. Është e rëndësishme për mua ta kuptoj këtë pasi nuk mund të lejoj të njëjtat gatime në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Mancini.