E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City nënçmoi Evertonin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka marrë fajin për humbjen e skuadrës së tij nga Everton të martën mbrëma duke pranuar se skuadra e tij nënçmoi kundërshtarin.

City pësoi disfatë 1-0 dhe si rezultat u barazua me pikë në krye të tabelës nga rivali i qytetit Manchester United.

“Kam bërë gabime, dhe duhet t’i pranoj ato. Nganjëherë është e mundshme të bëni gabime. Ndoshta mendoja se do të ishte më lehtë ndaj Evertonit se sa që doli në fund” deklaroi ai për mediat angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›