Terry do të ishte i vdekur

"…Në lagjen time të fëmijërisë, nëse do ta kishit bërë këtë, ju do të humbnit këmbët ose më tepër – nuk do të kishit shpëtuar. Carlos Tevez…"
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka komentuar problemet e John Terryt jashtë fushës, duke thënë se nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte kundër një argjentinasi, atëherë ai “nuk do të shpëtonte”. “Nëse do të kishit vepruar kështu në Argjentinë, ju do të ishit i vdekur”, tha Tevez për tabloidin anglez The Sun.
“Është e komplikuar të thuhet ajo çfarë Terry i bëri (Wayne) Bridges. Nuk mendoj se mund të bëni diçka të tillë me gruan e një futbollisti tjetër. Është gabim. Për mendimin tim, Terry nuk ka kod moral për atë që i bëri Bridges. Në lagjen time të fëmijërisë, nëse do ta kishit bërë këtë, ju do të humbnit këmbët ose më tepër – nuk do të kishit shpëtuar”, u shpreh ai.
Në javët e fundit, Terry ka qenë nën presion dhe kritika të ashpra pas bërjes publike të aferës së tij me ish të dashurën e mbrojtësit anglez Wayne Bridge, me të cilin ai kishte qenë bashkëlojtar në Chelsea dhe Kombëtaren angleze. Si rezultat i kësaj, Terry e humbi shiritin e kapitenit, ndërsa Bridge vendosi të pensionohet nga Kombëtarja, meqë nuk dëshironte të luante në një ekip me Terryn. Mbrojtësi i Manchester Cityt refuzoi t’ia zgjasë dorën Terryt në përshëndetjen mes futbollistëve para fillimit të ndeshjes me Chelsean në Stamford Bridge të shtunën e kaluar.
Ndërsa Tevez kishte një kacafytje me Terryn, por ai insistoi se ajo nuk ishte rezultat i përkrahjes për bashkëlojtarin e tij. “Nuk jam kacafytur me Terryn për shkak të kësaj. Jam përballur me të sepse ai më tërhoqi për fanelle dhe nuk më pëlqeu. U bëra nervoz me të për shkak të kësaj”, shtoi ai. Sulmuesi, i cili u paraqit për Argjentinën kundër Gjermanisë në Munich të mërkurën mbrëma, theksoi se ai shpeshherë ka telashe me një tjetër futbollist të Chelseas, mesfushorin gjerman Michael Ballack.
“Gjithmonë kam pasur probleme me Ballackun, por e dini është vetëm futboll dhe jo çështje personale mes nesh. Nuk e di, ndoshta ai nuk më pëlqen mua, pasi unë nuk e pëlqej atë. Në fushë kurrë nuk e kam kuptuar se çka më thotë, por jam i sigurt se as ai nuk më ka kuptuar mua”, përfundoi Tevez i cili shënoi dy gola në fitoren e Manchester Cityt ndaj Chelseas 4-2.