Topi i Arte dhe Ronaldo

Atmosfera duket e qetë tek Reali i Madridit, pavarësisht nga rezultatet. i qetë ndihet edhe ylli i madh, Kristiano Ronaldo, një nga 3 pretendentët për Topin e Artë të vitit 2012, ku favorit duket Lionel Mesi i Barcelonës. Portugezi flet hapur.
“E vërteta është se unë dua që ta fitoj Topin e Artë. Nuk dua të gënjej, por jeta nuk merr fund nëse nuk fiton. Asgjë nuk do të ndikojë në karakterin tim, në dëshirën për të fituar. Për rinovimin e kontratës, nuk dua të flas. Më të rëndësishme janë titujt në Spanjë dhe Liga e Kampionëve”.
Punët nuk po shkojnë mirë mes kapitenit Iker Kasijas dhe trajnerit krenar, Zhoze Murinjo. Kristiano shpreson që Zhoze të mos largohet.
“Nuk e di. Varet nga situata e tij dhe e klubit. Do të doja të qëndronte sepse është trajneri i duhur për këtë ekip dhe klub të madh. Mendoj se do të qëndrojë, por nuk flas dot me siguri. Sa për duelin me Mançester Junajtid në Champions, ndihem keq. Natyrisht, dua që të fitojmë dhe unë të shënoj, por Mançester Junajtid mbetet në zemrën time”.
Me apo pa Murinjon, titujt duhen fituar. Sa për të ardhmen e tij, qartësia nuk është e plotë dhe PSG e Junajtid kanë shpresa, por duket se Kristiano Ronaldo do ta vazhdojë karrierën tek Reali.