E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry, ende lider në Chelsea

John Terry mbetet anëtar i rëndësishëm i Chelseat, edhe pse nuk u aktivizua në fitoren dramatike ndaj Shakhtar Donetskut 3-2 në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Menaxheri i gjigantit londinez, Roberto Di Matteo ka insistuar se qendërmbrojtësi anglez do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm për ekipin.

“Terry është futbollist fantastik i cili ka shumë kualitete dhe jam i lumtur që është kthyer në dispozicion. Por, duke konsideruar se në katër javët e fundit ai zhvilloi vetëm një ndeshje, mendova se nuk është në 100 përqind të formës dhe për këtë arsye nuk e kam aktivizuar. Por, sigurisht se vazhdon të jetë lider dhe futbollist i nevojshëm për ne”, deklaroi Di Matteo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›