Terry rrezikon shkarkim nga Capello
Kapiteni i Chelseat, John Terry, mund të shkarkohet nga trajneri i kombëtares angleze Fabio Capello.
Mediat angleze shkruajnë se pozicioni i Terryt në kombëtaren e Anglisë është nën vëzhgim nga Capello.
Ai është lojtari me profilin më të lartë që është në dyshime në mesin e Tre Luanëve, veçanërisht pas paraqitjes së dobët kundër Gjermanisë, dhe është përshkruar nga burime të afërta me Capellon si një prej paraqitjeve më të këqija në mbrojtje.