Melo, turpi i futbollit brazilian
“I pashë me gjakftohtësi pamjet e faullit të Felipe Melos ndaj Roben. Në vend që të pretendojë se nuk donte ta vriste lojtarin tonë, atij duhet t’i vijë turp për veten dhe për të gjithë Brazilin. Nëse e analizojmë episodin, mund të themi se Melo është turpi i futbollit brazilian”. Pas ka parë të përsëritur ndeshjen ku Holanda e tij mposhti 2-1 Brazilin e Dungës, trajner Bert van Marvijk ka lëshuar deklarata edhe më të ashpra kundër mesfushorit brazilian, i cili u dhuroi “portokallinjve” kualifikimin në gjysmëfinale me gafat dhe gjaknxehtësinë që shfaqi. “Brazilianët tentuan të na provokonin, por u treguam më të zotë dhe më të qetë se kundërshtarët tanë”, shtoi drejtuesi i stolit holandez. Më tej, Van Marvijk foli edhe për sfidën e ardhshme ku përballë do të kenë një tjetër skuadër latine, Uruguain: “Ata luftuan me Ganën dhe mbijetuan. Ashtu si edhe ne, e merituan vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe do të ishte një gabim fatal nëse do t’i nënvlerësonim”.
#